M’u desh kohë

M’u desh kohë

M’u desh kohë
Të pranoja
Se ndonjëherë të zezën nuk e bëj dot gri
Sidomos kur dua
Aq shumë

M’u desh kohë
Të besoja
Se frymorët ndonjëherë i mbyt egoja
Sidomos kur duan
Kaq shumë

M’u desh kohë
Ta shihja
Filmin e plotë të skenarit që vetë e shkrova
Me këto dy duar
E mendjen time

M’u desh kohë
Të pranoja
Se skenari që aq shumë e doja
Dhe e urreja
Përmbante aq shumë gabime

M’u desh kohë
Të flisja
Me ty, që protagonisti i filmit tim ishe
E do të jesh
Deri kur?

Tu desh kohë
Të dilje
Nga rreshtat ku notoje
E ku s’do të kthehesh
Më kurrë

Back to Top